Piktori Anastas Kostandini vjen me ekspozitën e tij “Qyteti i Dehur” frymëzohet nga copëza jete të Pogradecit

ArteBlogu i UdhëtaritKulturaNjoftime Shtypi

Piktori Anastas Kostandini vjen me ekspozitën e tij “Qyteti i Dehur” frymëzohet nga copëza jete të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve në Pogradec është çelur mbrëmjen e së premtes ekspozita “Qyteti i Dehur” e piktorit Anastas Kostandini. Rreth 50 punime në pastel janë ekspozuara si copëza jete nga qyteti i Pogradecit.

Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, artdashës, artistë dhe personalitete të kulturës, të cilët vlerësuan ciklin më të ri të autorit.

Sipas piktorit, “Qyteti i Dehur” lidhet me atmosferën dhe emocionet që i ka përcjellë Pogradeci ndër vite. Punimet sjellin në qendër njeriun e thjeshtë, detaje të qytetit të dikurshëm dhe elemente të trashëgimisë artistike e kulturore.

“Kjo është një temë që lidhet me intimitetin e qytetit. Doja të tregoja tepër nejrëzore, mënyrën si e përjetojnë njerëzit qytetin e tyre. Ky është një qytet pa kohë, s’ka rëndësi nëse është në kohën e diktaturës a të sotme sepse vetë jeta është pa kohë. Është ‘qyteti i dehur’ sepse unë jam i dehur nga qyteti”, thotë piktori.

Autoritete të letërsisë, kulturës dhe artiti e konsiderojne krijimtarinë e piktorit Anastas Konstandini si një dëshmi të pasur artistike dhe njerëzore.

Ekspozita “Qyteti i Dehur” do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Arteve në Pogradec deri më 1 gusht. Ky cikël vjen në vazhdën e dy ekspozitave të mëparshme me motive të ngjashme.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *