Nga: Agron DALIPAJ

Persqopi nje qytet madheshtor ilir 200 m (ne vije ajrore) balle per balle Petreles ne Tirane. Eshte nje qytet madheshtor ilir, mjaft i krahasueshem me qytetin e Antigonese ne jug. Sikurse i shihni edhe ne keto foto, guret jane te dimensioneve jo fort te medha (2 m gjatesi me afro 1 m lartesi), cka ne krahasim me guret e Beratit psh qe arrijne deri 4m gjatesi e ne ndonje rast edhe me shume, na ben ti quajme “relativisht te vegjel”. Nje ndryshim tjeter nga guret e Beratit, apo Lezhes eshte se keta gure nuk jane prere nga shkembi solid, por jane prere nga zhavorri i cimentuar ne miliona vite (çka eshte me e lehte, pra kushton me pak), njesoj si ato te Antigonese kur ky qytet u rindertua nga Pirro (rreth vitit 280 p.e.s). Madje keto gure jane pak me te medhenje se ato te Antigonese, cka na ben te mendojme se jane ndoshta 20-30 vite me te hershem. Si komkluzion do thoshnim se ky murr i takon pak a shume vitit 300 para Krishtit, kohe kur kjo pjese e Ilirise sundohej nga mbreti Glaukia i Taulanteve luftetare te rrepte! Sic e shihni ne foto, lartesia e mureve (qe mjerisht po bien e askush nuk kujtohet ti mirembaje) eshte ende ne disa pjese deri afer 10 m, aq sa jane dhe muret e Trojes sot! Guret jane punuar me nje mjeshteri te larte dhe me nje perputhueshmeri fantastike ku nuk hyn as tehu i thikes (qe qe nuk kishim thike provuam pa rezultat te fusim nje fije bari. shih foton.)

Askush nuk e di se si quhej ky qytet emri i te cilit ka humbur perfundimisht. Sot ai quhet “Persqop”. Duke konsideruar teorine e gjuhesise sone se germa “sh” eshte e vone dhe ajo perdorej historikisht ne formen e germes “S” (edhe tek arbereshet e Italise germa “sh” mungon e perdoret gjithmone ne formen “S”), mund te konkludojme shpejt se kuptimi i ketij emertimi eshte “Pershqop”, pra “per shqop”, pra ai me vone ka qene vetem vendi ku njerzit shkonin te benin Shqop per tu ngrohur. Pra toponimi origjinal ka humbur e nuk transmetohet ne memorien e banoreve, cka dmth se kur qyteti eshte shkaterruar, me shume gjase jane vrare e shfarrosur edhe gjithe banoret e tij; ose sepaku jane deportuar qe aty. Qyteti nuk ka asnje shenje rindertimi mesjetar, cka dmth se ai nuk e mori veten kurre, dhe ne vend te tij u ngrit aty prane Keshtjella e vogel e Petreles. Qyteti ishte pra rreth 50 ha ne antikitet, ndersa zhdukja e popullsise dhe ripopullimi i ketij vendi ne Mesjete me as dy hektare te Petreles tregon dukshem masen e zhdukjes se etnise ilire nga pushtimet e huaja. Sot ne nuk mund te themi nese kete shkaterim e sollen romaket ne luftrat iliro-romake, apo barbaret ne fund te antikitetit te vone, por eshte fakt se ky qytet nuk preket psh nga rifortifikimet e kujdeshme te Justinianit, cka dmth se ne kohen e tij, ky qytet ishte tashme nje vendbanim i haruar. Dhe kjo na con ne konkluzionin se ky qytet u shkaterrua terresisht nga romaket, te cilet nuk kishin kurre interes me vone te rindertonin qytetet ne maja malesh (ku mund te beheshin qendra rezistence te popullsise lokale), por i zhvilluan qytetet vetem ne zona fushore, lehtesisht te kontrollueshme prej tyre.

Me kete rast dua ti bej nje tjeter thirrje Ministrise se Kultures dhe Institutit te Monumenteve qe ti kthejne syte nga ky qytet madheshtor (ku ende nuk eshte hedhur nje kazme germimi arkeologjik…cka profesori yne Neritan Ceka e shpresonte qysh 30 vite me pare kur na conte ne te arkeologjise ne keto vende), te kujdeset per rrugen, ta shpalle monument kulture e ti vendose pllaken perkatese, mundesisht te nderrmare disa masa restauruese per te rivendosur e konsoliduar disa gure qe sot jane spostuar me nje ane ne ajer, e mundesisht ti bejne edhe nje rrethim mbrojtes qe vizitori i zakonshem te mos shkoje kaq afer sa shkova une, cka mund te jete e demshme per murin dhe per vizitorin.

Kjo edhe per aspektin turistik, sepse sot, kur vijne turistet ne Tirane, krijojne pershtypjen e gabuar se ne kete zone jeta qytetare ka filluar vetem disa shekuj me pare. Nese behet si duhet rruga deri ne vend, turistet e huaj dhe jo vetem, mund te cohen deri atje ku ata do kene mundesine te shohin me syte e tyre se jeta qytetare e kesaj treve ka filluar thjeshte disa mijevjecare me pare!