Përjashtimi i Berishës nga PD ne fshehtesi te plote.  Lulzim Basha “u mblodhi” celularët anëtarëve të Kryesisë

11 JANAR 2022

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryesia e selisë blu ka vendosur gjithashtu përjashtimin e 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Gazeta Shqip mësoi se ato janë Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigers Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Mbledhja e djeshme maratonë e Kryesisë së Partisë Demokratike që mori një prej vendimeve më të forta në historinë e saj, përjashtimin e Berishës, u zhvillua në një fshehtësi të plotë.

Mediat shkruajnë se të gjithë të pranishmit kanë qenë të distancuar nga celularët e tyre, duke bërë që kjo të jetë një ndër të paktat mbledhje ku nuk rrodhi asnjë informacion për mediat.

Gazeta Shqip