10 Korrik 2026

Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme në qendër të Durrësit, pranë Bashkisë dhe kishës katolike “Shën Lucia”.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një godinë banimi që përdoret si rezidencë e priftërinjve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.