14 Shtator 2023

Prej dy orësh një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit është përfshirë nga zjarri.

Flakët nisën rreth orës 14:00 në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në katin e fundit  të pallatit por për shkak të rënies së materialeve të djegura të pallatit në katet e poshtme janë përfshirë nga zjarri të gjitha katet.

Kati i pestë i pallatit ka shpërthyer në flakë me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve duke u shkrumbuar plotësisht.

Gazeta Sot