14 Shtator 2023

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj shprehet se në megaoperacionin antidrogë të Policisë së Shtetit të koduar “Tempulli” janë angazhuar 3 mijë forca zjarrfikëse.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vocaj thotë se hetimi ka 6 muaj që ka filluar dhe është finalizuar me ekzekutimin e 214 masave të sigurisë “arrest me burg”.

Tonin Vocaj: 3 mijë forca policie të angazhuara. Ka filluar që në muajin Mars dhe është intensifikuar, veprimtari që kanë filluar strukturat. Ne kemi ekzekutuar 214 masa sigurimi, kemi vënë 296 masa sigurimi, ndërsa 82 persona janë në kërkim. Janë sekuestruar 5 kilogramë kokainë në doza të vogla. Ky hetim, në Tiranë, por sipas informacionit që unë kam, edhe në qarqet e tjera ka 6 muaj që ka filluar.

Blendi Fevziu ka lexuar mesahzin që i ka ardhur nga një zonjë në celularin e tij.

Blendi Fevziu lexon mesazhin: Ki parasysh këto që po të them se i kam parë dhe i kam prekur vetë, droga shitet në markete lagjesh, del në Kamëz dhe e gjen tek dyqani më i parë, në rezidenca, kudo, kudo shitet drogë.

Më tej, gazetari Saimir Kodra është shprehur se në Tiranë ka edhe drogë “krokodil”, për të cilën thotë se është një nga më të frikshmet.

Saimir Kodra: Në Tiranë ka edhe krokodil. Nëpër baret e Tiranës e tregtonin. Është një nga drograt më të frikshme, më të tmerrshme.

Gazeta Sot