14 Shtator 2023

I shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call centerat, është ndaluar në Dubai Amant Josifi. Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar informacion më të detajuar atyre spanjolle.

Në fillim të nëntorit të vitit të shkuar, Eurojust, Europol, në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra call center në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Nga hetimet rezultoi se këto qendra ishin në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi. 3 milionë e-maile janë hetuar për të arritur tek rezultatet nga vetë autoritetet spanjolle.

Një mega operacion ndërkombëtar i drejtuar nga EUROJUST dhe i shtrirë në 10 vende, përshirë edhe Shqipërinë, çoi shkatërrimin e një grupi kriminal të cilët kishin mashtruar përmes investimeve në kriptovaluta mijëra qytetarë, kryesisht në BE. Grupi kriminal ka arritur të përfitojë rreth 50 mln euro për çdo tre muaj.

Grupi kriminal i emërtuar si (OCG) dyshohet se është përfshirë në mashtrime përmes investimeve online me kriptomonedha. Grupi kriminal përdorte Call Centera dhe platforma të tjera online si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc etj, dhe mashtronte qytetarët që të investonin online përmes kriptovalutave.

Gazeta Dita