14 Gusht 2026

Situata e zjarreve në zonën e Priskës së Madhe në Tiranë është përkeqësuar, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve.

Vatra vijon të jetë aktive dhe tymi është përhapur në zonën përreth.

Pamjet e siguruara për Ora News tregojnë flakët që përhapen në sipërfaqe të gjelbëruara, ndërsa era e fortë e vështirëson përpjekjen për izolimin e zjarrit.

Situata mbetet në monitorim dhe ndërhyrja vijon për të frenuar përhapjen e flakëve. Kushtet e motit, veçanërisht era, përbëjnë një faktor shtesë rreziku pasi mund të ndryshojnë drejtimin dhe ritmin e përhapjes së zjarrit.