6 Gusht 2023

Një variant i ri i koronavisurit është identifikuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për EG.5.1, nga varianti i “Omicron” që ka infektuar së fundmi një numër të madh njerëzish.

Sipas Agjencisë britanike për Sigurinë e Shëndetit, varianti i ri është përgjegjës për 1/7 e rasteve të reja.

Ekspertët thanë se po gjurmojnë variantin që është përgjegjës për rritjen e rasteve, veçanërisht në Azi. Ky variant është identifikuar në 31 korrik dhe është përgjegjës për 4.6% të infektimeve.

Ky variant duket se po përhapet më shpejt se variantet e mëparshme, dhe ekspertët thonë se po e monitorojnë me vëmendje.

“Kemi parë gjithashtu një rritje të lehtë të normave të pranimit në spital në shumicën e grup-moshave, veçanërisht tek të moshuarit”, tha Dr. Mary Ramsay, kreu i strategjisë së vaksinimit në UKHSA.

Megjithatë, ekspertët kanë ngritur shqetësimin së fundmi se, me ardhjen e stinës së vjeshtës, vendi do të jetë i rrezikuar nga një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19. Është Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila prej disa kohësh po gjurmon disa metrika të Covid, përfshirë numrat e shtrimeve në spital.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, në rast të dështimit, monitorimi i ujërave të zeza duhet të rikthehet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar si një alternativë më e lirë që përdoret në shumë vende për të gjurmuar prevalencën dhe variantet e Covid. Skema të tilla janë prerë së fundmi në Angli dhe Uells.

Ekspertët kanë ngritur gjithashtu shqetësime për programin e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar me afrimin e vjeshtës. Prof Danny Altmann, një imunolog në Imperial College në Londër, tha se ndërsa Covid ishte në rritje, ai kishte filluar nga një nivel mjaft i ulët dhe “butësia” e Covid tani ishte kryesisht sepse shumica e

Gazeta Dita