Ngjarja që tronditi Lezhën. – Një nga agresorët e ngjarjes nipi i deputetit socialist, Ramazan Rraja

6 DHJETOR 2021

Policia ka njoftuar se Rraja dhe dy shokë të tijë kanë shkuar në  lokalin në fshatin Zejmen dhe kanë terrorizuar më kallash të pranishmit.

Sipas buyrimeve zyrtare e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur sepse Rraja dhe shokët e tij ishin konfliktuar me kushëririn e pronarit.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar)”- njofton policia.

3 personat e armatosur akuzohen për veprat penale penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

Kujtojmë se djali i drejtorit të postës, Xhelal Rrajës, Ramazani u bë figura e verës së 2019, teksa më datë 31 korrik u shpërnda masivisht videoja ku 26-vjeçari dhunonte barbarisht një grua në ambjentet QSUT-së. Asokohe në lidhje me këtë ngjarje policia është shprehur se Ramazan Rraja është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që është pezulluar nga detyra edhe një efektive policie që ishte e pranishme gjatë dhunimit por nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën që ushtrohej kundrejt vajzës.

Gazeta Shqip