Rrebeshe shiu dhe shkarkesa të larta elektrike. – Durrësi brenda pak minutash shndërrohet në ‘Venecia’

6 DHJETOR 2021

Që prej mbrëmjes së të dielës edhe qyteti i Durrësit  është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para.

I njohur edhe si “Venecia shqiptare” në kohë shirash, Durrësi vijon të marrë të njejtën pamje në pak minuta reshje shiu intensive.

Aktualisht i gjithë qyteti është përfshirë nga rrebeshe shiu dhe shkarkesa elektrike, gjë që shton vështirësitë për qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Rrebeshe shiu dhe shkarkesa të larta elektrike/ Durrësi brenda pak.

Permbytet Durresi nga shirat

Në disa zona të qytetit ka pasur prezencë të ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat.

Moti me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.

Gazeta Sot