8 Tetor 2026

Situata është tensionuar gjatë protestës, teksa policia ka përdorur spraj lotsjellës ndaj protestuesve.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie në gatishmëri. Forcat e rendit janë pozicionuar në disa pika përreth zonës, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Protesta pranë Kuvendit ka nisur me tensione, ndërsa mes protestuesve dhe policisë janë shënuar përplasje verbale.

Efektivët e policisë u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën, duke e konsideruar tubimin të paligjshëm.

Policia: “Lironi rrugën! Protestë e paligjshme!”

Një protestuese i është përgjigjur efektivëve, duke deklaruar se policia ishte njoftuar për protestën dhe se duhet të marrë masa për mbarëvajtjen e saj.

Protestuesja: “Jeni të njoftuar për protestën. Merrni masat për mbarëvajtjen e protestës. Rruga nuk hapet! Mos provokoni qytetarët dhe mos shpërdoroni detyrën.”