8 Tetor 2026

Ngaë:Top Channel

Protestuesit mbrëme mbajtën fjalime para godinës së Kryeministrisë, ndërsa përsëritën qëndrimin se do të vijojnë tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar edhe një protestë nga opozita përpara Kuvendit të enjten (sot), ndërsa protestuesit i janë përgjigjur duke i thënë se do të pranohen vetëm ata që nuk do të kenë veshur ngjyra politike.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit u zhvendosën në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin.

Ndërkohë gjatë marshimit u regjistrua edhe një incident, pasi disa protestues qëlluan me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama, teksa po largohej nga ambientet e Kryeministrisë.

Me protestën e zhvilluar mbrëmë, lëvizja shënon ditën e 130-të të tubimeve të njëpasnjëshme në Tiranë

Top Channel