8 Tetor 2026

Pamjet që shihni vijnë nga zona te Ministria e Brendshme, ku ka nisur grumbullimi i protestuesve.

Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë qëndrojnë deri në trotuarin përballë godinës, si një perimetër sigurie, ndërkohë që në krah të rrugës është vendosur dhe gardh metalik.

Skena në fjalë është bërë tashmë traditë e protestave që mbahen sa herë ka seancë plenare, ndërkohë që sot do të kalojë për votim në Kuvend drafti për hartën e re territoriale.