9 Tetor 2026

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë miratimit të reformës administrativo-territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur ujë dhe sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa nuk ka kyrsyer as fyerjet. Ndërkohë, deputeti demokrat Klevis Balliu duket se e ka qëlluar Ramën me vezë.

Situata ka sjellë ndërhyrjen e Gardës së Republikës, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vijuar procedurën e votimit pavarësisht tensioneve në sallë.