Nga Shkodra nis ndryshimi. – Bardh Spahia mban fjalimin e fitores, fton demokratët e Bashës të bashkohen: Dera është e hapur

7 Mars 2022

Bardh Spahia përfaqësues i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është kandidati fitues i zgjedhjeve vendore të 6 marsit ndërsa pas tij u rendit Majlinda  Angoni e PS dhe Xhemal Bushati i PD-së.

Në fjalimin e tij të fitores Spahia tha se sot fitoi Shkodra dhe ftoi demokratët, edhe ata “që në një moment humbën rrugën” siç u  shpreh Spahia të bashkohen me Partinë Demokratike të vërtetë.

“Nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i Shkodrës. Unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qutetarëve të Shkodrës. Një thirrje kam dhe për ata që nuk më zgjodhën mua dhe ata demokratë që për ata pak moment humëbn rrugën dera do të jetë e hapur për të gjithë demokratët e vërtetë. Nga sot në Shkodër nis ndryshimi I madh”.

Nga OraNews