Nga fondi i trashëgimisë gojore të fshatit Kryezi – Pukë, ruhet gojëdhana për vetëizolimin e banorëve në kohëra të hershme nga Murtaja.

Nga: Jaho Brahaj,

Sot po përjetojmë një sëmundje infektive me rrezikshmeri.

Në kete fshat është toponimi (emërvendi) “Shullani i Murtajës”.

Dhe ja çfarë thotë gojëdhana e ruajtur brez pas brezi për këtë vend.
* * *
– “Në kohëra të hershme, shekuj ma parë në katundin tonë u shfaq Murtaja, njerzit filluan ta emërtojnë “Murtaja e Bardhe” me e marrë me të mirë. Sapo banori i parë e hetoi se i ishte shfaqur kjo sëmundje, ai u vetëizolua (karantinu) në nje Shulla, për të mos ja ngjitur këtë sëmundje të tjerëve. Qe ate dite e deri me sot ky vend mban emrin: “Shullani i Murtajës”.
Ky veprim vazhdoi për disa muaj dhe aty vdiqën 76 veta të vetëizoluar. Gojëdhana na tregon se ato për disinfektim përdornin uthullën (ufullen)”.

* * *
Për këtë është shkruar edhe një tregim i gjatë, i cili do publikohet në të ardhmen. E sollem këtë gojëdhanë për të treguar se tradita na ruan shembuj te veprimeve humanitare të paraardhesve tonë.
– Ky vetizolim eshte nje nga monumentet e trashegimise shpirterore dhe humanitare te te Pareve Tone.
Dashuri per jeten.

Shenim: Shulla – vend qe e rrah dielli pothuajse gjithe diten dhe eshte i mbrojtur nga ererat .
Fletorja e shenimeve: “Folklor”, 1977.