Depozitat e Ujit ne taracat e pallateve

10 Gusht 2026

Ku shkojnë keto 12 milion Euro(?!)

Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por vetëm disa orë në ditë

Ujësjellës-kanalizime i Tiranës raportoi një normë fitimi prej 33% në 2025-n, ndërsa në vlerë fitimi arriti rekord, që nga 2018-a. Niveli më i lartë i fitimeve para taksave deri tani ishte në 2023-n, në gati 1.3 miliardë lekë.

Në vitin 2018, çmimi i ujit në Tiranë u rrit mesatarisht me 44%. Nga ai vit, që përkon dhe me kohën, kur filloi të operaonte si e vetme, pas ndarjes me Kamzën dhe Vorën, Ujësjellësi Tiranë raporton fitime prej 10-12 milionë euro në vit (përveç 2020-s).

Edi Rama

Në atë kohë, rritja e çmimit  u argumentua atëherë me nevojën për të përmirësuar gjendjen financiare të UKT-së dhe për të financuar investime që synonin furnizimin e Tiranës me ujë 24 orë në ditë brenda pesë viteve.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Ujit tregojnë se objektivi nuk u realizua. Në vitin 2024, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë raportonte mesatarisht vetëm 17 orë furnizim me ujë në ditë, një nivel i pandryshuar nga 2022 dhe 2023, por shumë zona kanë ujë vetëm disa orë në ditë.

Fitimi kumulativ para taksave i ujësjellësit nga 2018-a arrin në rreth 9.1 miliardë lekë në 2018-2025.

Qytetarët ndërkohë detyrohen të blejnë ujin e pijshëm për shkak të cilësisë së dobët të ujit të rubinetit.