Inteligjenca artificiale mëson të dallojë pikturat false.

10 Gusht 2026
Inteligjenca artificiale mëson të dallojë pikturat false. Testi është realizuar mbi veprat e Van Gogh, dhe është një teknikë e bazuar mbi IA dhe analizat në mikroskop, për të ndarë kështu pikturat autentike nga ato imitime, sado perfekte të jenë.
Metoda e re është e thjeshtë dhe ekonomike në krahasim me teknikat e tjera dhe është realizuar nga një grup kërkuesish të Politeknikut Hauts-de-France, e publikuar në revistën Surface topography, Metrology and Properties.
Vihet në site tekstura e veprës dhe çdo element i imtësishëm i sipërfaqes, me imazhe me definicion mjaft të lartë. Bëhet fjalë për variacione të dallueshme vetëm në mikroskop, por që mund të përdoren si një lloj vule personale dhe unike të artistit.
Prej kohësh kjo teknikë e studimit të veprave përdorej nga ekspertët e artit, por tashmë ka arritur nivele mjaft të larta saktësie me përfshirjen e IA, në gjendje të identifikojë skema ose detaje të padukshme për syrin e lirë.
Gjatë viteve të fundit bëjnë të ditur autorët, IA ka ndihmuar në këtë fushë, duke zbuluar 40 imitime perfekte të veprave të artit, ndër të cilat piktura të Monet e Renoir e që ishin shitur me vlera marramendëse.
