Naftëtarët e Ballshit, protestë para Ministrisë së Energjetikës

Naftëtarët do të nisin protestat para Ministrisë së Energjetikës që drejtohet nga Belinda Balluku. Naftëtarët do të kërkojnë llogari për braktisjen, që sipas tyre, u ka bërë punonjësve të Rafinerisë së Ballshit qeveria dhe konkretisht Ministria e Energjetikës.

Ata do të protestojnë para Ministrisë dhe Kompanisë që administron rafinerinë për 3 paga dhe 8 muaj sigurime të papaguara.  Ndërsa për abuzimet sipas tyre ndër vite, kërkojnë hetim nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe vëmendjen e prokurorit të Përgjithshëm.

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Energjetikës në kërkim të zgjidhjes për pagat dhe siguracionet e prapambetura.

Ata thonë se kanë tre muaj që nuk paguhen ndërsa prej 8 muajsh nuk u është derdhur asnjë siguracion nga kompanitë që kishin rafinerinë në përdorim.

Të braktisur e zhgënjyer nga firma dhe institucionet e shtetit, thonë se tashmë do të kërkojnë llogari edhe ministres Balluku.

Duke kërkuar zgjidhje ligjore për këto problematika, ata kërkojnë hetim nga SPAKU dhe vëmendjen e Prokurorit të Ri të Përgjegjshëm për shqetësimet dhe abuzimet siç i cilësojnë njerëzit e naftës. Punonjësit e Rafinerisë së Ballshit vendosën përshkallëzimin e protestave pas një takimi me prefektin e Fierit ku thonë se nuk morën zgjidhje për kërkesat.

Kazeta Koha e Jone.