Kuriozitet: – Tërmetet sjellin dhe “te mira”; zbuloi Durrësin antik, Amfiteatrin.

Amfiteatri 2700-vjeçar i Durrësit, një vepër gjigante antike, u zbulua vetëm në fund të viteve ‘60. Vendasit thonë se shkak u bë fundosja nga termeti e një fiku, që zgjoi kuriozitetin edhe të arkeologëve për të zbuluar pse pema u zhyt aq thellë në tokë.

Pas gërmimeve poshtë kodrës plot me banesa u gjet objekti gjigant antik 2700-vjeçar, Amfiteatri i Durrësit.

Gërmimet zbuluan se poshtë qytetit të Durrësit ishin rrënojat e një qyteti antik të vjetër.