Nga: Preng Pistja

MRIZI i ZANAVE .
Eshte nje lokal ne Zadrime te Lezhes qe vlersohet si nder lokalet me te mira te Shqiperise dhe unikal per menyren e gatimit dhe te sherbimit .
A mos e ka kete emertim nga “Mrizi i Zanave” qe ndodhet ne rrugen Qerret – Koman ?
Z. Fran Palushi, ne librin e tij “Heronj te kristalte”, ne ate kohe ishte Kryetar i Keshillit te Bashkuar, i spegon Ramiz Alis, gjate nje vizite qe beri ne Qerret te Pukes se:
Ne lartesite e maleve te Komanit, ndodhet nje shpelle dhe nje mriz , ku buron nje gurre me uji te ftohte dhe me cilesi shume t’mire. Te moshuarit tregojne se tek kjo gurre ka pushuar nje prift madhor dhe eshte pare me letra ne dore .
A mund te ishte Fishta ??
A mundet te jete frymezuar ai nga ky vend ?
Tek ky mriz, nje kalimtar ka takuar 2 vajza te bukura, te veshura me xhubleta te bardha me shirita gajtani etj.
Ato mrizonin, njera dhente dhe tjetra dhite. Kjo pamje e mahniti kalimtarin.
Cobaneshat i dhane uji me pi dhe i treguan rrugen per Koman.
Kur takon shoket, rrugetari ju tregon atyre se c’far kishte pare .
Ata i thone: Ju keni takuar zanat dhe te kan zanue .
Keshtu thone, se ketij vendi i mbeti emri, Mrizi i Zanave .