Nga: Nikolla Lena.

– Për herë të parë  Rrëqebulli i Ballkanit, fotografohet edhe në  lartësitë e Nikaj-Mërturit, në zonën jugore të Alpeve Shqiptare.

Kjo specie e rrallë dhe në rrezik zhdukje për zonën shqiptare, me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë, është vërejtur prania e tij në Malin e Munellës dhe në zonën e Shebenikës.

Ky konstatim është  një tjetër dëshmi e vlerave të rralla natyrore të masivit pyjor të kësaj zone.

Ky fakt,  inkurajoi ekspertët e faunës të Shoqatës së  Ruajtjes dhe  Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri (PPNEA) të nisi një sërë ekspeditash në këtë zonë me qëllim eksplorimin e saj dhe planifikimin e monitorimeve të menjëhershme mbi rrëqebullin e Ballkanit.