Monika Kryemadh

Monika Kryemadhi bën paralajmërimin e fortë: Lajme pafund do të keni që nesër e tutje. –

16/01/2019 –

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj ka nisur me debate. Opozita ka kërkuar kohë për të diskutuar për këto dekrete, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës.

Kjo solli që opozita të braktiste sallën. Në një dalje për mediat kryetarja e LSI Monika Kryemadhi hodhi sërish akuza për kryeministrin Rama.

Gjithashtu ajo bëri edhe një paralajmërim në mbyllje të deklaratës.

Kryemadhi iu drejtua gazetarëve:

“Suksese në punën tuaj, se lajme pafund do të keni që nesër e tutje”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/