27 Shtator 2023

Banorët e disa zonave të Greqisë morën mesazhe përmes numrit evropian të urgjencës 112 të martën, duke i paralajmëruar për stuhi të forta dhe stuhi breshëri të fenomenit të motit ‘Elias’ që pritet të nisë gjatë natës.

Paralajmërime për të kufizuar lëvizjen në natyrë dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve iu dërguan banorëve të Cefalonisë, Itakës dhe Zakinthos, rajoneve të Greqisë qendrore Evrytania, Fthiotida, Fokida, Viotia dhe Magnisia, Evia veriore dhe zona të Peloponezit, dhe banorëve të rajonit të Karditës në Thesali, raporton ANA-MPA.

Mesazhe paralajmëruese kanë marrë edhe disa banorë të përhershëm të Qarkut të Atikës, por moti i tillë i ashpër nuk pritet në atë rajon, njoftojnë mediat greke.

Gazeta Sot