Ndërsa studimet e mia pohojnë se Grekët (Helenët) nuk janë shfaqur para shekullit të tetë para erës sonë : studimet e mija shumëvjeçare e provojnë këtë më pohime, argumenta të sakta, analiza të thella, referenca të verifikuëshme, etj. Jam « i vëtëmi » në fushat shkencore botërore që rrezoj dhe shkatërroj historiografinë e lashtë të Greqisë dhe më gjerë të Evropës. Këtë e them më modesti sinqerisht dhe saktësisht dhe jo më mendjemadhe (gjë që nuk më përngjan). TANI është e domosdoshme që Shqiptarët të mësohen të thërrasin Helenët “GREK” (edhe qoftë se është emër i gabuar) sepse është ashtu që të huajt (jo-grek) i thërrasin Helenët sikurse jo-shqiptarët i quajnë Shqiptarët sot « Albanais, Albanian, Albanisch, Albanese, Arvanos, Arnaut, Arnavut,…Që shkencëtarët të mërren vesh nderrmjet tyre sikur edhe gjithë bota duhët të përdorët i njejti etnonim edhe në qoftë se është i gabuar edhe në qoftë se nuk u pelqën disa Shqiptarëve. Historia nuk bëhët më fjalë dhe hamendje dhe sidomos nuk është një gjë « sentimentale » por një fushë shkencore dhe hulumtore serioze.

Historianët modernë që nga shekulli i tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë ishin krejtësisht të gabuar në lidhje me kronologjinë e Greqisë dhe shfaqjen e Grekëve: tërë kronologjia është e gabuar, Mikenët nuk ishin Helen, data reale e luftës të Trojës (-1193/1183) është krejtësisht e gabuar (në atë kohë të lashtë dmth më tepër se 2.000 vjet para erës sonë ajo luftë nuk i përketëte Heleneve që nuk ekzistonin dot në atë kohë të lashtë), Mikenët dhe lineari B janë më zanafill pellazge dhe jo greke si dhe poemat epike (Iliada dhe Odisea) ishin poezi para-helene të traditës gojore të uzurpuar , modifikuar dhe manipuluar nga pushtuesit semito-egjiptiane (që e quajtën vetën “Helen”), greqishtja e lashtë (emërtim i historianëve modern) është e bazuar në një përzierje mes gjuhës Pellazge dhe asaj të ardhacakëve semito egjiptiane të cilët jo vetëm kanë asimiluar popullin autokton të pushtuar (ashtu sikur bënë Sllavët më trojat trako-ilire gati një mijë vjet më vonë) por kanë uzurpuar dhe manipuluar kulturën dhe qytetërimin e tyre.

Termi “Greqia” është absolutisht i rreme (këtë e kam shpjeguar tashmë një mijë herë këtu dhe në studimet e mia … nëse keni lexuar dhe kuptuar bazën e këtyre studimeve). Ky emër për fat të keq është i përdorur “konvencionalisht” nga disa autorë të lashtë që nga sh. IV/III që kur romakët u përhapën në të gjithë botën mesdhetare. Pra ky etnonim “Grekët, Greqia” është historikisht i gabuar sepse duhet të quhet “Heladë” dhe Grekët “Hellen”. Që nga viti -146 pes deri në vitin 1830 (revolucioni që paradoksalisht ishte i ndërmarrë nga shumica e arvanitasve të asaj kohë) kjo Greqi ishte e nënshtruar 1976 vite (afër 2000 vite pa shtet !) nga pushtuës të huaj : ajo jetoi në një lloj letargjie shqetësuese ku ajo ka përfunduar duke humbur famën e saj dhe lavdinë e saj të kaluar. Gjatë pushtimit otoman nuk kishte asnjë kufi politik në trojat të pushtuara nga Osmanlit, kështu pra kishte shumë lëvizje njerzore ndër-ballkanike. Përveç trojave tipike Pelasgo-Ilire (Epiri, Maqedonia dhe Trakia) ka pasur xhepa ku jetonin autentikisht disa pelasgo-ilire (sidomos në Attikë, Peloponez/More dhe në disa ishuj të Egjës që përfshin dhe Kretën). Kështu gjatë një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë vjet « Greqia/ Hellada “është bërë një vend i emigrimeve të ndryshëm.

Përse devijoni historinë, shpikni çfaredo gjë dhe vendosni vajin në zjarr ? Të gjitha ato që unë sapo thashë, të gjitha ato që kam shkruar në librat dhe tezën time nënvizojnë rolin që luan PELLAZGËT në shfaqjen e dy civilizimeve më të mëdha evropiane. A nuk është aq e mjaftueshme për JU ? A nuk është aq i kënaqur EGO i juaj ? Bëheni të arsyeshëm dhe të drejtë; mos humbisni veten në fantazitë personale ose kolektive; respektoni studimet dhe hulumtimet serioze dhe bindëse në vend që të kërkoni “çfarë ju bën qejfin dhe ju bën të lumtur dhe të kenaqur ” (atë që vetëm dëshironi të dëgjoni) në internet ose në libra me synime të dyshimta. KUJDES, sepse më kësisoj llafe shkencëtarët e vërtetë të gjithë botës do të tallën më ne Shqiptarët : disa Shqiptarë që vëtëm krijojnë turbull dhe kakofoni në historinë tonë kombëtare.

Kini KUJDES, sepse me këto lloj llafesh jeni duke dëmtuar çështjen shqiptare, ju fyeni shkencëtarët e vërtetë, roli i të cilëve është për të treguar të vërtetën dhe të sjellin provat dhe argumentat bindëse për të mbështetur këtë të vërtetë.

Ky shkrim është një përmbledhje e vogël e një teksti që unë jam t’u përgatitur ndaj shumë gabime, fantazia dhe hamendje të dukshme dhe manipulime të ndryshme që janë të dëmshme për çeshtjen pellazgo-iliro-shqiptare dhe veçanërisht për historinë e vërtetë të popullit Pelasgo-iliro-Shqiptare dhe historisë evropiane.

Facebook është një hapësirë kulturore, shoqërore dhe miqësore dhe nuk është një amfiteatër universitar dhe as një vend për debate të balancuara shkencore. Hapjen e kësaj hapësirë nuk e kam bërë më “megalomani”, as nuk është për të bërë “publicitetin” për librat dhe tezën time, por për ta bërë të njohur historinë e vërtetë të Greqisë dhe të Trojave pellazgo-iliro-shqiptare dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të ndryshëm nga lexuesit e mi të interesuar në këtë fushë.

Kështu që këtu unë shprehem natyrisht dhe drejtësisht dhe jo para një frekuentim të studentëve të një fakulteti universitar, por përpara lexuesve të zakonshëm dhe të gjitha llojesh, duke përfshirë shkencëtarët dhe akademikët. Nëse keni nevojë për referenca dhe detaje të tjera në lidhje me këtë shkrim apo librat e mi, ju lutem referojuni librave dhe tezës sime. Unë vetëm do t’u përgjigjem pyetjeve relevante dhe interesante. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.