Lumi Vjosa në Parlamentin Europian. – Shoqatat kërkesë për mbrojten e lumit të fundit të “egër” në rajon.

– “Të shpallet Park Kombëtar”. Nis fushata sensibilizuese dhe pengimi i HEC-it

22 Mars 2021

“Vjosa të shpallet Park Kombëtar”, kjo kërkesë e viteve të fundit i ka dhënë edhe më shumë bujë Shqipërisë por edhe lumit Vjosa i cili po rrezikohet nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Në qershor 2018 Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë  njoftoi firmosjen e kontratës me “Bashkimin e përkohshëm të shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe ‘Fusha Shpk’ ” për ndërtimin e HEC-it të Kalivaçit në Vjosë. Janë parashikuar të ndërtohen 38 diga përgjatë lumit tëp fundit të egër në Europë.

Shoqatat në mbrojte të mjedisit, ekspertë mjedisorë, si dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit kanë ngritur shqetësimin ditët e fundit për Vjosën. Ata kërkojnë që Vjosa të shpallet Park Kombëtar.

Ambientalistë në mbrojtje të Vjosës janë duke kërkuar që të nisin një fushatë sensibilizuese.

Përmes një letre dërguar Parlamentit Europian shoqatat në mbrojtje të mjedisit në Shqipëri kërkojnë ndihmë nga PE.

Në ditën botërore të Ujit, më 22 Mars, disa organizata për ruajtjen e natyrës, i dorëzuan një seri fotografish Parlamentit Europian, për të kujtuar se çfarë monumentesh kulturore përmban Lumi i Vjosës.

EuroNatur organizata gjermane mjedisore tha se ishin planifikuar 38 diga për t’u ndërtuar në Vjosë.

Kontratat janë nënshkruar tashmë për dy prej tyre,Kalivaç dhe Poçem, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar pasi ka një proces gjyqësor.

Më herët dhjetë fitues të çmimit “Right Livehood Award” iu drejtuar me letër të hapur Bashkimit Europian për të kërkuar shpalljen e Vjosës Park Kombëetar.

Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka bërë të njejten thirrje.

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti i bëri apel qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e HEC-it në lumin Vjosa dhe ta shpallë Park Kombëtar.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huaja.

c.r / dita