” …100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, – gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem_”.

Postimi i Artan Hoxhës

20 prill 2021

Sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më e egër dhe e paskrupullt bëhet fushata zgjedhore…

Me një fjalë, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndërsa humbim kohë me “patronazhistet” e partisë, “patronazhistet” e vertete të qeverisë, po bëjnë kërdinë…

Më poshtë keni një rregjistrim audio, sesi një nga agjensitë më të rëndësishme qeveritare, Agjensia Shtetërore e Kadastres, instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronaret e afro 100 mije ndërtimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nëse u themi që nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundërshtarin”…

Prandaj duhet t’i mbajmë varur…

Me një llogari të thjeshtë, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull, qëndroni vigjilent deri të dielen…


“T’i mbajmë njerëzit varur”/ Gazetari Artan Hoxha publikon audio-regjistrimin e Kreut të Kadastrës! Artan Lame: S’duhet t’i themi që shtëpia jote nuk legalizohet

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një audio-regjistrim të Kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili në një takim me vartësit e tij i kërkon atyre që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.

Në audio dëgjohet Artan Lame, teksa thotë: “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur”

Fjala e plotë e Artan Lames: Është bërë një takim tek kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë, objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera. Në këtë 170 të tjera vetëm 60. Se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim vetëm, rreth 60 mijë bëhen. Të tjerat janë të pa bëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni.

Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do  i s’kualifikoj se nuk ju legalizohen këta i theve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë. Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. Sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhë. Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse s’ma bënë.

Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Millosheviçit ti thoja që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin. Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia.”