“Do rëndohet në ditët në vijim”. – Meta i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama

20 PRILL 2021

Presidenti Ilir Meta e ka etiketuar kryeministrin Edi Rama si një të  marrë, që sot nuk tremb më askënd.

Meta thotë se do të akoma më shumë në ditët në vijim.

“Të gjithë shqiptarët e dinë se kemi për Kryeministër një të Marrë, një të sëmurë psiqik që sot nuk tremb më askënd”.

Gjatë një interviste për “TV1 Channel” , kreu i shtetit u bëri thirrje shqiptarëve të dalin dhe të votojnë më 25 prill dhe çdo presion do kthehet në vota për ndryshim, raporton Ora News.

Edi Rama ne nje Studio Telivizive

‘U bë vite që jetojmë në klimë tensioni dhe përjashtimi. Kjo ndodh sepse kryeministri në largim ka shndërruar shtetin në një llojë bande.
Dhe e ka treguar këtë edhe para katër vitesh me zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, por edhe me zgjedhjet një partiake moniste.
Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë me datë 25 prill, unë jam i sigurt që çdo presion dhe shtypje do të përkthehet në derdhje pa fund votash për ndryshim.
Te gjithe shqiptaret e dine se kemi per Kryeminister nje te Marre, nje te semure psiqik qe sot nuk tremb me askend.
Ky i semure psiqik qe i ngriti gishtin Shkodres, do rendohet shume ne ditet ne vijim dhe askush nuk do ti beje me derman.’-tha Meta.

Gazeta Sot