Moritz Bauernfeind (1870 – 1947)
Piktor, grafist, illustrator, karikaturist , lindi në Vien në vitin 1870 dhe vdiq në Tirol në vitin1947. Rridhte nga një familje e shtreses së lartë vjeneze. I ati mjek dhe piktor. Studioi në akademitë e arteve në Vjenë dhe Karlsruhe, Mynih dhe në Paris. Duke filluar nga viti 1900 ai punoi në Mynih ku edhe ekspozonte veprat e tij. Mori disa udhëtime studimore në Itali dhe Angli. Njihet si një ilustrues me famë, veprat e tij kanë zënë vend në mjaft muzeume ne Gjermani dhe Austri.. Vizatimet e tij shpesh janë karikatura politike dhe satire sociale. Por ka edhe mjaft grafika, kompozime dhe peiszhe impresioniste. Gjatë vitit 1927 vizitoi Shqipërinë.

Nuk kemi të dhëna mbi rrethanat e ardhjes e tij në Shqipëri por vetëm vepra “Larja e rrobave në Lumin Osum” e realizuar në vitin 1927, është dëshmi e ardhjes në Berat. Vepra pasqyron një traditë të vjetër në Berat, ku gratë lanin rrobat në lum gjatë periudhës së verës. Autori i ka vendosur figurat mjaft elegante të grave pranë Urës së Goricës, në contrast me dritën e diellit. Eshtë një vepër tipike impresioniste plot dritë dhe kolor. Mund të themi që është një vepër nga më të bukurat me motive nga Berati.