• Kultura
    • Trashegimi Kulturore
  • Blogu i Udhëtarit
  • Politika
  • Shoqerore
  • Arte
  • Histori
  • Njoftime Shtypi
November 10, 2026
  • Chat #Shqiperia
  • Forumi Shqiptar
  • Kontakto
Menu Close
  • Chat #Shqiperia
  • Forumi Shqiptar
  • Kontakto
  • Kultura
    • Trashegimi Kulturore
  • Blogu i Udhëtarit
  • Politika
  • Shoqerore
  • Arte
  • Histori
  • Njoftime Shtypi

Shqiperia.com

Shqiperia.com

Blogu i ShqiperiaCom

  • Kultura
    • Trashegimi Kulturore
  • Blogu i Udhëtarit
  • Politika
  • Shoqerore
  • Arte
  • Histori
  • Njoftime Shtypi

“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: – Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

NextU emërua si ambasador në Shqipëri, ambasada e SHBA: – E presim me kënaqësi, Eric Wendt do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump
  • Menu
  • Menu

“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: – Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

Blogu i UdhëtaritHistoriKulturaNjoftime ShtypiPolitika

“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: – Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

Kurt Farka on August 8, 2026

8 Gusht 2026

Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi një shkrim ku paralajmëronte për rikthimin e retorikës së ekstremit të djathtë dhe ideologjisë së Agimit të Artë në Greqi.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, gjithçka nisi nga një koment i Kotzait në gazetën greke Documento, me titull “Kujdes, ideologjia e Agimit të Artë është këtu”.

Në shkrimin e tij, gazetari iu referua debatit të ditëve të fundit në Athinë dhe thirrjeve të personave me ide të ekstremit të djathtë për “çlirimin” e lagjes Agios Panteleimonas dhe të Athinës nga ata që i cilësojnë si “pushtues”.

Kotzai shkruante se retorika e përdorur risjell kujtimet e sulmeve dhe pogromeve kundër emigrantëve në Athinë gjatë viteve kur Agimi i Artë ishte në kulmin e aktivitetit të tij.

Pas publikimit të shkrimit edhe në Facebook, gazetari thotë se u përball me qindra komente raciste, nga profile reale dhe llogari që ai i konsideron pjesë të një sulmi të koordinuar.

“Kthehu në Shqipëri nëse nuk të pëlqen” dhe “je mysafir në këtë vend dhe nuk duhet të flasësh” ishin disa prej mesazheve që, sipas tij, iu drejtuan publikisht.

Kotzai thotë se pati edhe kërcënime për ndjekje ligjore, pasi kishte shkruar se pogromet kundër emigrantëve nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë.

Gazetari, i cili është shtetas grek dhe prej vitesh është aktiv në çështjet e integrimit dhe të drejtave të qytetarëve me origjinë emigrante, reagoi duke theksuar se nuk ka ndërmend të heshtë.

“U pëlqen apo jo fashistëve, unë, ashtu si qindra mijëra fëmijë emigrantësh, jemi qytetarë grekë”, shkroi ai, duke shtuar se detyrë e gazetarëve është të komentojnë çdo fenomen shoqëror që kërcënon demokracinë dhe bashkëjetesën paqësore.

Sulmi ndaj tij ka sjellë edhe reagime solidariteti nga gazetarë me bindje të majta dhe politikanë të të njëjtit spektër që e cilësuan atë një “sulm të organizuar racist”. Ata thonë se Kotzai u vu në shënjestër pasi foli publikisht kundër racizmit dhe ideologjisë së Agimit të Artë.

Sipas tyre , fakti që disa prej komentuesve i kërkuan një qytetari grek të “kthehej në Shqipëri” vetëm për shkak të origjinës së tij, konfirmon pikërisht shqetësimin që Kotzai kishte ngritur në shkrimin e tij.

Debati vjen në një moment kur në Greqi po diskutohet përsëri për aktivitetin e qarqeve të ekstremit të djathtë. Në artikullin e tij, Kotzai kujton gjithashtu se Ilias Kasidiaris, ish-drejtues i Agimit të Artë, i shpallur fajtor në vitin 2020 për drejtimin e një organizate kriminale, ka deklaruar se synon të gjejë mënyrën për të qenë “i pranishëm” në zgjedhjet e ardhshme.

Për Kotzain, përfundimi pas sulmit që mori në rrjetet sociale mbetet i njëjtë me titullin e shkrimit që e nisi gjithë debatin:

“Ideologjia e Agimit të Artë është këtu dhe kërkon vigjilencë demokratike”.

Nga: Top Channel

Share this:

  • Click to share on X (Opens in new window) X
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook

Lajme te ngjashme

Next
U emërua si ambasador në Shqipëri, ambasada e SHBA: – E presim me kënaqësi, Eric Wendt do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump
Previous
Majmuni t*rrorizon qytetin në Indonezi, 18 persona të pl*gosur dhe 40 shkolla mbyllen nga frika e kësaj kafshe

Leave a reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve? November 10, 2026
  • Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24. November 10, 2026
  • Çfarë di gazetari holandez për Ramën dhe kullat që ende nuk janë zbuluar?/ Oei: “The Albanian Files” vetëm maja e ajsbergut! November 10, 2026
  • Klodiana Lala: – Kush e ka firmosur Portin e Durrësit? Rrezikon të… November 10, 2026
  • “Jo vetëm Toni Gogu! Në paraburgimin e Durrësit ministra kanë takuar eksponentë të dënuar të PS”, Hamataj zbulon detajet: I kanë nxjerrë edhe jashtë regjimit! November 10, 2026
  • Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë November 9, 2026
  • “Kërkojmë lista 100% të hapura”, Korreshi për Reformën Zgjedhore: – PD do të depozitojë propozimin e saj! PS predikon dialog, pastaj vendos ultimatume November 9, 2026
  • 163 ditë revoltë, qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës November 9, 2026
  • Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ngre shqetësimin për dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: – Autoritetet shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e tyre, të garantohet liria e medias November 9, 2026
  • Zgjedhjet vendore 2027, alarm në KQZ/ Mungojnë 265 milionë lekë, Celibashi paralajmëron ndërprerje shërbimesh dhe probleme sigurie November 9, 2026
  • Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: – Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë publike November 9, 2026
  • FUNDI I KOMUNIZMIT/ Sot, 37 vite nga rënia e Murit të Berlinit, nata kur një qytet i ndarë rifitoi lirinë November 9, 2026
  • SPAK i shton akuzat ish-shefes së SHISH-it: – Vlora Hyseni, e rrezikshme! – Mund të abuzojë me të dhënat e marra November 9, 2026
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro November 9, 2026
  • SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme November 9, 2026

Blog Stats

  • 1,652,422 hits

Lajmet me te vizituara

  • Esmeralda Hasani në krye të SHISH-it? Kush është "mikja" e Vlora Hysenit dhe ekspertja e projekteve të Ramës
    Esmeralda Hasani në krye të SHISH-it? Kush është "mikja" e Vlora Hysenit dhe ekspertja e projekteve të Ramës
  • Çfarë përmban kallëzimi ndaj Ramës që po e heton SPAK
    Çfarë përmban kallëzimi ndaj Ramës që po e heton SPAK
  • Manastiri i lashtë i varur në shkëmb në Turqi, historia gati 1700-vjeçare e monumentit spektakolar!
    Manastiri i lashtë i varur në shkëmb në Turqi, historia gati 1700-vjeçare e monumentit spektakolar!
  • Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri. Kjo studio arkitekturore ndërtoi vilën e tij në Surrel
    Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri. Kjo studio arkitekturore ndërtoi vilën e tij në Surrel
  • Qumësht i kontaminuar në fermat shqiptare, analizat zbulojnë nivele të larta të aflatoksinës, ekspertët ngrenë alarmin për konsumatorët
    Qumësht i kontaminuar në fermat shqiptare, analizat zbulojnë nivele të larta të aflatoksinës, ekspertët ngrenë alarmin për konsumatorët
  • Ju kujtohet Pavlina Mani, aktorja e teatrit dhe kinemase shqiptare. -
    Ju kujtohet Pavlina Mani, aktorja e teatrit dhe kinemase shqiptare. -
  • Eva Pëllumbi: Nuk u vlerësova kurrë për çfarë dhashë në art, as emrin nuk ma shënonin në filmat ku luaja...-
    Eva Pëllumbi: Nuk u vlerësova kurrë për çfarë dhashë në art, as emrin nuk ma shënonin në filmat ku luaja...-
  • Profil/ Katerina Josipi, Primadonë e teatrit shqiptar. -
    Profil/ Katerina Josipi, Primadonë e teatrit shqiptar. -
  • Basha i përgjigjet Ramës: 75 mln € për mafien e plehrave, asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë
    Basha i përgjigjet Ramës: 75 mln € për mafien e plehrave, asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë
  • Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, çfarë tha për Skënderbeun dhe shqiptarët në Senat?
    Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, çfarë tha për Skënderbeun dhe shqiptarët në Senat?

Blog Stats

  • 1,652,422 hits
  • Chat #Shqiperia
  • Forumi Shqiptar
  • Kontakto
© 2026 Latest Theme by Array.
 

Loading Comments...