Eric Wendt

8 Gusht 2026

Gjenerali në pension Eric Wendt do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ambasada Amerikane në Tiranë ka konfirmuar emërimin e tij si ambasadorin e ardhshëm, pasi mori edhe votat në Senat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane e ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka deklaruar se pret me kënaqësi ardhjen e tij në Tiranë.

Ambasada thekson se Wendt do të mbështesë në Shqipëri vizionin e presidentit amerikan Donald Trump për siguri të përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.

postimi i ambasades

Reagimi i ambasadës amerikane:

U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

eric wendt