Kryeministri ne ikje ndryshon kurs.- Fajin e ka Ilir Meta

8 PRILL 2021

Zgjidhja e krizës së Rinasit, Rama thumbon Metën: – Ilir kam një lajm të keq për ty. plani yt…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministres Balluku se situata e aeroportit të Rinasit është zgjidhur dhe se nga nesër do të nisin fluturimet në për pasagjerët.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, shkruan Ramanë Tëitter.

Kryeministri ka akuzuar se pas kësaj greve të kontrollorëve të hapësirës ajrore qëndrojnë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeminsitri Sali Berisha.