“Muxhahedinët” Facebook mbyll 300 adresa fallco nga Shqipëria

6 prill  2021

“Facebook” la fshirë 300 llogari, faqe dhe grupe të krijuara nga muxhahedinët në Shqipëri. Muxhahedinët, grupi militant i mërguar që kundërshton Republikën Islamike të Iranit, prej disa vitesh tashmë jetojnë në Shqipëri.

Bëhet me dije se ‘Facebook’ u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin Mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.

Facebook tha se gjeti “lidhje” midis llogarive të rreme dhe llogarive reale të individëve të lidhur me MEK dhe faqeve nga Shqipëria.

Gazeta Dita