22 Dhjetor 2022

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur ditën e sotme në vendin tonë, në kuadër të një vizite zyrtare.

Mitsotakis ka ardhur në territorin shqiptar me një helikopter ushtarak, i cili u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë. Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, ndërsa u prit nga disa të rinj me tufa me lule.

“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.

Më pas Mitsotakis u shoqërua nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonias. Ai pritet tëvizitojë disa qytete në jug të Shqipërisë, ku ka dhe minoritet grek.

Gazeta Shqip