22 Dhjetor 2022

Temë e diskutimit në emisionin “Open”, në News 24, këtë të mërkurë, ishte plani i qeverisë Rama për kalimin në parlament të amnistisë fiskale dhe rreziqeve që ajo mund të sjellë.

I ftuar në emision, eksperti i ekonomisë dhe anëtari i Kryesisë së Eno Bozdo tha se kjo nismë i hap rrugën pastrimit të parave dhe marrjes së biznesit nga krimi i organizuar.

Sipas tij ka shumë vështirësi në implementimin e këtij ligji, si në sjelljen e parasë nga jashtë vendit asjtu edhe në futjen e parave në bankat e nivelit të dytë të cilat janë të ndërlidhura me bankat ndërkombëtare që parandalojnë paratë e pista.

Ai se mund të ndërmerren masa ekstreme deri në ndalimin e shërbimit SWIFT, nëse amnistia kalon përmes sistemit bankar.

“Me këtë që dimë që kjo i hap rrugën gjithçkaje, pastrimit të parave, marrjen e bizneseve nga krimi i organizuar, larjen e parave në ndërtim ky ligj e parashikon. Edhe sikur të nisemi nga prezumimi i pafajësisë të kryeministrit që do të sjellë kursimet e emigrantëve në vend, ai ka pasur ekspertizën që i thotë se e kanë të pamundur të vijnë në vend dhe t’i legalizojnë këto para. Kjo qëndron. Kryeministri e di këtë.

E dyta është se ai e di që sasia informale e parave që ekziston është në rekordin më të lartë në këto 30 vite. Në tregun informal qarkullojnë 2.4 miliardë lekë dhe janë shtuar. Le të marrim një shembull, marrim një emigrant në Itali që me punën e tij paska kursyer 100 ijë euro, jo më shumë se kaq. Çfarë do bëjë që t’i legalizojë. Që t’i sjellë duhet të kalojë kufirin duke i deklaruar, e zëmë se bën dhe këtë do i dorëzojë në bankën përkatëse. Bankat këtu futen në një problematikë, ato janë të lidhura me bankat e mëdha ndërkombëtare që i detyrojnë ato të adaptojnë një set rregullash që parandalon paratë e pista. Nëse bankat nuk e bëjnë këtë gjë do detyrohen të marrin masa, dhe ndoshta do ndalohet SWIFT-i për gjithë bankat shqiptare, e di kryeministri këtë se ja kanë thënë”, tha ai.

Gazeta Shqiptare