Kryemadhi bën reagimin e papritur ndaj Ambasadës Amerikane: – Pse keni frikë nga shqiptarët?

18 MAJ 2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për RTV Ora pyeti Ambasadën Ameriken se përse ka frikë nga shqiptarët, në një kohë kur ne jemi populli që i duam më shumë.

Monika Kryemadhi: Kjo ambasada amerikan e ka shumë problem kur bën opozita protestë, ka frikë. I thotë njerëzve mos dilni. Kur bën qeveria mitingje, thotë dilni. Kur bën shoqëria civile protestë thotë prap mos dilni. Kur ka frikë nga 97% e shqiptarëve, pse do të jetojë dhe punojë me shqiptarët? Kjo Ambasada Amerikane pse ka kaq frikë nga shqiptarët?! Shqiptarët janë populli që i duan më shumë amerikanët dhe që i kanë dashur gjithmonë.

Sipas Kryemadhit, shumë ambasadorë vijnë në Shqipëri si rezultat i kompanive lobiste për të bërë rolin dhe për të bërë politikat e interesave antishqiptare në Shqipëri.

Monika Kryemadhi:  Unë i dua shumë ambasadorët dhe stafet diplomatike. Unë jam e para politikane që kam folur kundër ambasadorëve që e kanë parë Shqipërinë si parajsë të parasë, seksit, koncesionit, bizneseve dhe të jesh e bindur që shumë ambasadorë të pushtetshëm në Shqipëri vijnë si rezultat i kompanive lobiste. Ka shumë ambasadorë që kompani lobiste që paguhen me paratë e klaneve anti shqiptare, vijnë në Shqipëri për të bërë rolin dhe për të bërë dhe politikat e interesave antishqiptare në Shqipëri. Sepse të shkatërrosh teatrin kombëtar sot është të shkatërrosh identitetin shqiptar.

Gazeta Sot