Dashamir Shehi: – Skemë banale! Rama ka 20 vjet që i vjen vërdallë Teatrit, është biznes personal i tij

MAJ 2020

Në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Dashamir Shehi u shpreh se Rama ka 20 vite që vjen vërdallë çështjes së Teatrit, duke e quajtur si një biznes personal.

Shehi: Rama nuk ka bërë asgjë që është jashtë biznesit të tij ekonomik. Ka 20 vjet që i vjen vërdallë kësaj çështje. Në atë kohë nuk flitej për kullat dhe këtë arkitektin e famshëm, por për një kullë mbi Teatrin, ashiqare fare. Ka 20 vjet që i vjen vërdallë, është biznesi personal i tij. Ky e kuptoj që me letra nuk mund ta bënte. I fut një të shembur, do e lërë një shesh ndërtimi deri sa të vendosë atë aferën e tij. Është një skemë banale.

Gazeta Sot