Kosova rrezikohet nga një tjetër virus. – Eshte shfaqur ne Ballkan.

 2 GUSHT 2020 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit, edhe pse në Kosovë, sipas këtij Instituti, nuk është shfaqur asnjë rast me këtë virus.

Postimi i plotë

Qytetar të nderuar!

Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovë nuk ka të sëmurë, por rreziku ekziston andaj Kujdes nga pickimi i mushkonjave!

  • Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
    • Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
    • Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
    • Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
    • Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
    • Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
    VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Përëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.

GAZETA SHQIP