Taulant Balla ka rënë në përgjime me bandat dhe ka porositur vrasje

9 Tetor 2026
Nga: Gazeta Sot
Pas kryeministrit Edi Rama, njeriu me dokumente zyrtare, i provuar si njeri që ka lidhje me bandat kriminale duket se është kreu I grupit paralamnetar të Partisë Socialiste, Tualant Balla. Ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar gjatë replikës së tij në Kuvend pjesë nga transkripte të një dosjeje hetimore, duke theksuar se në komunikimet e përgjuara përmendet Taulant Balla. Z. Berisha u ndal te një komunikim i datës 10 shkurt 2020, ku diskutohen arrestime të personave të caktuar të lidhur me bandat dhe ndikimi i tyre mbi votat. Në një tjetër pjesë të transkripteve, Berisha lexoi një komunikim ku përmendet edhe sekuestrimi i një pasurie, duke e lidhur atë me ndërhyrje dhe interesa të personave të përfshirë. Duke komentuar përmbajtjen e materialeve, Berisha ngriti akuza të forta ndaj Ballës dhe drejtësisë, duke deklaruar: “Cili prokuror në botë nuk do arrestonte mafiozin, i cili figuron me këto transkripte?” “Shkon, merr, arreston rivalët e bandave, po ky është më bandit se këta”, u shpreh Berisha, duke theksuar se materialet e lexuara përbëjnë vetëm një pjesë të dosjes.
REPLIKA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, më thoni mua, cili prokuror në botë nuk do arrestonte mafiozin, i cili figuron me këto transkripte.
l “Më datën 10.2.2020, Targeti (është pseudonimi i kriminelit) informon PIN-in AMSP80 se kishte dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos (së krimit, njeriut që u arrestua sipas burimeve diplomatike në kufi me Malin e Zi sepse merrej me prostitucion, por këto janë të shkuara), Taos asnjë kërkesë tjetër gjer në dhjetor. Tao iu përgjigj kësaj se a garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë nëse vendosim në burg ata që doni ju”.
l Shikoni mor, shkon, merr, arreston rivalët e bandave, po ky është më bandit se këta.
l Prisni, është vetëm njëra dosje këto.
l Çfarë thotë famozja Daupaj: ‘Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës, po e çoj për sekuestro, komplikohet puna se do t’ia marrin’.
l Vladi: ‘Mirëmbrëma, okej shoku, ku e paskan sjellë’.
Akuzat për vrasje
Por edhe më herët kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se pas kryeministrit Edi Rama, njeriu me dokumente zyrtare, i provuar si njeri që ka porositur vrasje është Taulant Balla. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ai nënvizoi se dokumentet që e provojnë se Balla ka porositur vrasje janë asgjësuar nga njerëz të drejtësisë ndërsa ekziston vendimi. I pyetur nga qytetarët online Berisha renditi dhe lidhjet e Taulant Ballës me kartelin e Suel Çelës dhe krimet që fshihen pas për të siguruar mijëra vota. Lideri i PD-së tha se Balla ka imunitet siç ka Lubi Balluku, siç ka Edi Rama.
Qëndrestari Historik: Doktor, emri i Taulant Ballës nga nuk del. Kur do kërkoni komision hetimor për këtë trafikant sepse SPAK-u nuk po lëviz?
Sali Berisha: Taulant Balla është sot në parlament, pas Edi Ramës, njeriu me dokumente zyrtare, i provuar si njeri që ka porositur vrasje. Këto dokumente janë asgjësuar me vendim të një prokurori dhe një gjykatëseje në Elbasan. Procesverbali i këtij vendimi ekziston dhe është publikuar. Taulant Balla ka bërë marrëveshje me kartelin e Suel Çelës për të arrestuar bandat rivale në mënyrë që ato t’i sigurojnë qindra mijëra vota dhe kjo marrëveshje është zbatuar. Bandat rivale u arrestuan dhe karteli i Suel Çelës i siguroi qindra mijëra vota.
Taulant Balla është personi që u dërgua nga Suel Çela për të liruar nga burgu dy terroristë që kishin vendosur tritol në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës për të hedhur atë në erë. Tritoli ra nga shala dhe shpërtheu në rrugë. Që të dy u liruan pas udhëtimit të Ballës me Vath Stakën, prokuror që tani është në KLP. Balla ka dhënë porosi për të vendosur revolen në rrethimin e oborrit një të familje që ky i konsideronte josocialistë në mënyrë që ata të arrestoheshin. Balla është autor i krimit të Toyota Yaris ku u akuzua se priste 5 milionë euro, por në fakt ai është i regjistruar kur ishte ministër dhe bëri gjithçka për të liruar jo paratë, por edhe makinat që i përkisnin kartelit Çela. Pra, në qoftë se ka një zyrtar me dosje krimi më të rënda se sa Taulant Bala, ai është vetëm Edi Rama dhe askush tjetër. Natyrisht këto i kemi bërë publike, por ai ka imunitet siç ka Lubi Balluku, siç ka Edi Rama. Lidhjet e tij me krimin janë njëlloj imuniteti.
Ne do paraqesim sigurisht komision hetimor, por 83 mandatet e krimit përdoren kundër tij.
