Pse fshihet Shenjtori me Fustanelle. (2 foto).

Shenim nga Jaho Brahaj.

Keto dite kemi pare pastime ne FB, ne artikuj ne gazeta dhe revista, ne reportazhe dhe telereportazhe kishen e Shen Dellise ne Buhal Permet. U tha, dhe cfare nuk u tha. Te gjitha jane vleresime per trashegimine tone artistike, arkitekturen dhe monumentet.

Shenjtori me Fustanelle. Bual – Permet

Vecohet, qe kjo kishe ka te vecante, dhe e dallon per vleren etnografike dhe artistike lokale ose me mire ta themi per trashegimine kulturore me theks traditen kombetare, eshte se ne kete kishe gjendet (ruhet) ne fragment figura e piktures murale te shenjetorit me Fustanelle. Figura e ketij shenjetori eshte demtuar me saduket qellimishte.

Por ne na bie ne sy dhe jemi te indinjuar: Po popullarizuesit e shumte te sotem pse frigesohen si shejtani nga temjani dhe kete foto as nuk e permendin dhe as nuk e popullarizojne.

Une mendoj se eshte nga mosnjohja dhe mosvleresimi i traditave etnokulturore dhe artistike te tradites tone. Me kete, padashje po ligjerojme mbrapshine e dores qe e ka demtuar kete figure artistike dhe fetare qe lidhet me kulturen tone kombetare, ku ben pjese edhe tradita e artit dhe e shenjtoreve me vecorite etnografike te dukshme shqiptare.

Disa thone se ky eshte nje problem shume me i thelle, por une po me pelqen ta besoj se vjen nga mosdija dhe mosnjohja e  tradites dhe trashegimise tone kombetare etj.