Kodi i ri Zgjedhor/ Rama: Meta ta kthejë sa më parë, që ta votojmë siç e kemi votuar!

12 TETOR 2020

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e presidentit Meta, i cili është shprehur se do të kthejë në Kuvend, ndryshimet për Kodin Zgjedhor që u votuan javën e shkuar, tha që ta kthejë sa më parë, që parlamenti ta votojë sërish siç e ka votuar.

“Ta firmosë dhe ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar”, është shprehur kryeministri Rama.

– dritare.net