Minus 50 gradë dhe vetëm 3 orë ditë në dhjetor. Aty ku ankesat dhe frika nga koronavirusi duken si shaka të një bote tjetër.

11 tetor 2020

Shumë prej nesh ankohen për ditët e ftohta të dimrit që po afron, të cilave këtë vit u është shtuar edhr halli i koronavirusit.

Por çfarë do të thoshin banorët e fshatit Oymyakon për nivelin e temperaturave që arrijnë atje?

Në muajt dhjetor e janar temperatura mesatare është -50 gradë celsius në fshatin rus, duke e bërë atë vendin më të ftohtë të banuar në tokë.

Temperatura rekord në këtë vend është regjistruar -71.2 gradë celsius.

Oymyakon ka rreth 500 banorë që përdorin djegien e druve për ngrohje.

Fshati është rreth 750 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës lëviz nga 3 orë në dhjetor dhe 21 orë gjatë verës.

Por pavarësisht dimrave të acartë, në muajt e verës temperaturat mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta.

n.s. / dita