Klodiana Lala rikthen vëmendjen tek ngjarja e bujshme, bën paralajmërimin e FORTË: Prisni se do dëgjoni shumë! Do të trazohen ujëra!

27 SHKURT 2021

Kur janë mbushur plot pesë vite nga zhdukja e Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në kujtesë rrëfimet e tij për shumë krime të ndodhura në vend.

Në veçanti Lala përmend rrëfimin për një vrasje të ndodhur në 2011 ai rrëfen emrin e njeriut që e pagoi të vriste një biznesmen.

Në nëj status në rrjetet sociale, ajo paralajmëron se ka shumë për të dëgjuar dhe shumë ujëra do të trazohen.

“Në 40 minuta rrëfim para se të zhdukej Enver Stafuka flet për shumë krime e për më tepër autorë e urdhërues të tyre. Në veçanti për një vrasje të ndodhur në 2011 ai rrëfen emrin e njeriut që e pagoi të vriste një biznesmen. Prisni se do dëgjoni shumë… sa shumë ujëra do trazohen”, shkruan gazetarja.

Gazeta Sot