25 Maji 2023

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri komentoi në një intervistë për Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Sipas tij rezultati është i çuditshëm dhe zgjedhjet janë manipuluar që përpara se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit kur Rama bënte thirrje që nëse s’votonin për të, më mirë të mos dilnin fare ta ushtronin të drejtën e tyre.

“Ka një popull social demokrat në Shqipëri që shpërtheu si vullkan në këto zgjedhje, të përfaqësuar nga Tom Doshi? Juve ju duket reale kjo?! Nëse kjo ju duket reale, atëherë po, hajde të shohim arsyet që e kanë bërë këtë popull social demokrat brenda natës. Nëse kjo nuk është reale atëherë kemi alarm demokracie,” – u shpreh Strazimiri ndërsa tregonte hartën e zgjedhjeve.

Ish-deputeti tha se në këto zgjedhje lajmi nuk është se humbi Berisha, por se Rama “grabiti” zgjedhjet.

Gazeta Sot