25 Maji 2023

Me votimin e sotëm për të rritur pagën e tyre deputetë dhe ministra të Republikës së Shqipërisë thyejnë një rekord të ri në raport me votuesin e tyre.

Tashmë, paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

Për krahasim paga e deputetit në Itali është sa 8-fishi i pensionit minimal, në Norvegji sa 9-fishi i pensionit minimal, kurse në. Gjermani sa 10-fishi i pensionit mesatar.

DITA prej disa ditësh bëri thirrje për të mos e hedhur këtë hap të pamoralshëm, cinik, arrogant.

Një turp i madh, mbi një shoqëri që tashmë e kanë shokuar dhe paralizuar me padrejtësi nga të gjitha anët.

Gazeta Dita