‘Hani paratë e ca pisave brenda PS-së që ju paguajnë’, Braçe ‘shpërthen’ keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën për…

14 Nëntor 2026
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, ku përgënjeshtron disa shkrime që pretendojnë se ai ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Braçe thekson se nuk i ka përdorur kurrë votat e qytetarëve për pazare personale, ndërsa nënvizon se karriget nuk kanë qenë asnjëherë qëllimi i tij.
“Po tani, pesë ditë Braçe bën pazare me Ramën, merr Ministrinë e Bujqësisë, meqë e ke merak, dhe ikën nga Bashkia e Tiranës. Madje, një media e pashë në darkë që shkruante: ‘Qeni që leh nuk të ha, sidomos kur bëhesh ministër’. Po turp a ke? Turp të vijë! Çfarë do të thuash sot? Nuk di çfarë të them, por një gjë, të them të drejtën, dua t’ua them atyre 25 mijë votuesve në qarkun e Tiranës, atyre 19 mijë vetëve vetëm në Bashkinë e Tiranës.
Nuk i kam përdorur kurrë për pazare personale mijëra votat që kam marrë që nga viti 1996 e këtej. Karriget nuk kanë qenë nevojë e imja, as nuk janë dhe as nuk do të jenë. Gjithmonë jam interesuar për punën dhe falenderoj shumë ata mijëra njerëz që ma kanë besuar këtë punë. Kaq. Tani hani pazaret tuaja, siç hani paratë e ca pisave, një pjesë edhe brenda PS-së, që ju paguajnë juve”, u shpreh Braçe.
