14 Nëntor 2026

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.

Siç shihet edhe në pamjet filmike, protestuesit janë pozicionuar përgjatë rrugës dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kreu i qeverisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kalimit të eskortës së kryeministrit, ndërsa Rama po i drejtohej mbledhjes së socialistëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që lidhen me organizimin e Partisë Socialiste.