Me shufër hekuri drejt derës së Kuvendit, të rinjtë tentojnë të hapin me forcë hyrjen e institucionit

14 Nëntor 2026
Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë derën e Kryesisë së Kuvendit, duke e goditur atë me shufër hekuri, gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të institucionit, ku situata është tensionuar ndërsa protestuesit janë afruar pranë godinës.
Sipas informacionit të raportuar, të rinjtë kanë përdorur sende metalike për të goditur derën, në një përpjekje për ta hapur atë.
