Mariana koceku

15 Nëntor 2026

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Koçeku ka ironizuar qëndrimet dhe sjelljen e kreut Edi Rama, me kërkesën e tij në fillim të fjalës për mbylljen e transmetimit dhe më pas fjalën live për qytetarët.

Ajo shton se një parti që nuk kontrollon dot më veten, nuk mundet të kontrollojë më shtetin, prandaj kërkon dorëheqjen e Ramës sa më parë.

Reagimi i Marjana Koçekut: 

Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë “mbylli kamerat”, mandej “hapi kamerat”. Mandej thotë “ta përjashtojmë”, derisa dikush tjetër “ta rishqyrtojmë”. Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë.